Arsenali thuhet se është i vendosur që ta emërojë Massimiliano Allegrin si trajnerin e tyre të ri.
Ditë më parë skuadra londineze e ka shkarkuar Unai Emeryn shkaku i rezultateve të dobëta që tregoi në këtë fillim sezon.
Spanjolli është duke u zëvendësuar përkohësisht nga Fredrik Ljungberg, derisa The Gunners po kërkojnë një trajner të ri.
Sipas asaj që raporton The Athletic, Arsenali po tenton që t’i marrë shërbimet e trajnerit italian që aktualisht është i papunë.
Allegri u largua nga Juventusi në këtë verë që shkoi, pas pesë vitesh qëndrimi në Torino.
Topçinjtë anë të gatshëm që t’i ofrojnë një pagë të lartë italianit, vetëm që ta marrë drejtimin e skuadrës. /Telegrafi/