Arsenali po planifikon të eksplorojë një marrëveshje të mundshme transferimi për Raheem Sterling të Manchester Cityt – sipas The Telegraph.
27-vjeçari po i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij në Etihad Stadium pa asnjë shenjë të vazhdimit të marrëveshjes deri më tani.
City mund të joshet për të fituar para nga Sterling këtë verë, me Arsenalin gati për të bërë hapin e parë, pasi Mikel Arteta kërkon të shtojë më shumë fuqi në sulm.
Strategu spanjoll e njeh shumë mirë anglezin nga koha kur ishte asistent i Guarduiolas te Citizens, andaj e dëshiron transferimin e tij.
Arteta beson se me Sterlingun në krah të sulmit do të ishin më të favorizuar për top katërshe, duke shpresuar që të fitojnë edhe trofe.
Andaj, Guardiola mund ta lejojë transferimin e anësorit te The Gunners, duke ndihmuar kështu ish-asistentin e tij.
Arsenali është shumë afër që të rikthehet në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, andaj do t’u duhen disa përforcime në këtë verë. /Telegrafi/