Sipas gazetës braziliane UOL, Arsenali është i interesuar për mesfushorin e Gremio, Bitello dhe drejtori i Gunners – Edu është në kontakt me klubin për të tentuar të mbyllë marrëveshjen.
Klubi brazilian thuhet se e vlerëson lojtarin në rreth dhjetë milionë euro dhe do të vendosë një klauzolë shitjeje në kontratën e tij.
Bitello ka bërë 34 paraqitje për Gremion këtë sezon deri më tani, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar në katër të tjerë.
Mesfushori është i aftë të luajë një rol qendror ose të shkojë në krahun e djathtë. Ka sugjerime se ai do të jetë rezervë i Bukayo Saka.
Arsenali tashmë ka nënshkruar me Kai Havertz, Jurrien Timber dhe Declan Rice në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/