Telegrafi

Arsenali hulumton tregun në Itali, pëlqehen Pellegrini dhe Praet

Arsenali është vënë pas Lorenzo Pellegrinit të Romës dhe Dennis Praetit të Sampdorias. 

Më ardhjen e Unay Emery, klubi londinez kërkon që t’i ofrojë edhe lojtari trajnerit spanjoll.

Italiani mbush 22 vjet muajin e ardhshëm, ka kaluar një pjesë të karrierës në Sassuolo.

Pellegrini ka luajtur këtë sezon te Roma dhe ka shënuar tre gola duke dhënë edhe pesë asistime në 37 ndeshje.

Ai me Romën e zuri vendin e tretë në kampionat dhe ishte gjysmëfinalist në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Arsenali dhe trajneri i ri Unai Emery e duan Pellegrinin për sezonin e ri.

Ata janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij prej 30 milionë euro.

Alternativ tjetër është edhe belgu Praet, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi. /Telegrafi/