Site icon Telegrafi

Arsenali hap të madh drejt kualifikimit, mposht si mysafir Olympiacosin

Arsenali ka shënuar fitore si mysafir i Olympiacosit me rezultat 3-1 në kuadër të 1/8 në Ligën e Evropës.

Topçinjtë e nisën ndeshjen më mirë duke krijuar raste para portës së grekëve.

Fillimisht rrezikoi Pierre Emeryc Aubameyang që në minutën e gjashtë, por Josa Sa me shumë mund e largoi topin.

Në minutën e 34-të erdhi edhe goli i parë i ndeshjes, kur Martin Odegard me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0.

https://twitter.com/DamnStraightFam/status/1370111216593608706

Gjuajtja ishte aq  e fortë sa që nuk i dha rast për reagim më të mirë portierit Jose Sa.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e londinezëve.

Me të filluar pjesa e dytë Olympiacos filloi të luajë në sulm duke rrezikuar më shumë portën e Bern Lenos.

Youssef El Arabi arriti të barazojë rezultatin në 1-1, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e mysafirëve.

https://twitter.com/FOOTBALL_D9INE/status/1370121600800985089

Por Arsenali u këndell dhe arriti të kthejë epërsinë në minutën e 80-të, kur Gabriel shënoi me kokë për 2-1.

https://twitter.com/DamnStraightFam/status/1370127146044301313

Krejt në fund kishte kohë për festë edhe për mesfushorin Mohamed Elneny që shënoi për 3-1 me një goditje të fortë nga distanca.

https://twitter.com/Gunnersc0m/status/1370128965109702663

Me këtë fitore Arsenali me një hap është afër çerekfinales. /Telegrafi/

Exit mobile version