Telegrafi

Arsenali hap bisedimet me Sevillan për N’Zonzin

Steven N'Zonzi (Getty Images)

Skuadra e madhe angleze, Arsenali ka hapur bisedimet e me klubin spanjoll, Sevilla, në lidhje me transferimin e francezit Steven N’Zonzi.

Topçinjtë kanë bërë ndryshime në krye të klubit duke zëvendësuar Arsene Wengerin me spanjollin Unai Emery.

Ardhja e Emeryt ka shtuar entuziazmin tek londinezët, të cilët kanë filluar edhe me transferime të reja për të kompletuar ekipin për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

Sipas mediumit anglez Sky Sports, Arsenali ka hapur tashmë bisedimet me Sevillan lidhur me një marrëveshje të mundshme për N’Zonzi.

N’Zonzi gjatë një dueli me bashkëkombësin e tij Lacazette (Getty Images)

Mesfushori francez ka qenë një objektiv i gjatë për Topçinjtë dhe mbetet në radarin e tyre edhe tani me Emeryn në krye.

Ai është aktualisht në detyrë të Kupës së Botës me kombëtaren franceze, por mund të jetë shtesë e madhe në verën e shumë ndryshimeve në Emirates Stadium.

Lexo po ashtu Objektivi kryesor i Arsenalit është N’Zonzi

Marrëveshja mes dy skuadrave mendohet se mund të bëhet në shifrat e 30-40 milionë eurove.

Një emër tjetër shumë i kërkuar tek londinezët e Veriut është edhe mesfushori i Sampdorias, Lucas Torreira. /Telegrafi/