Skuadra e madhe angleze, Arsenali ka hapur bisedimet e me klubin spanjoll, Sevilla, në lidhje me transferimin e francezit Steven N’Zonzi.
Topçinjtë kanë bërë ndryshime në krye të klubit duke zëvendësuar Arsene Wengerin me spanjollin Unai Emery.
Ardhja e Emeryt ka shtuar entuziazmin tek londinezët, të cilët kanë filluar edhe me transferime të reja për të kompletuar ekipin për sezonin e ri.
Sipas mediumit anglez Sky Sports, Arsenali ka hapur tashmë bisedimet me Sevillan lidhur me një marrëveshje të mundshme për N’Zonzi.
Mesfushori francez ka qenë një objektiv i gjatë për Topçinjtë dhe mbetet në radarin e tyre edhe tani me Emeryn në krye.
Ai është aktualisht në detyrë të Kupës së Botës me kombëtaren franceze, por mund të jetë shtesë e madhe në verën e shumë ndryshimeve në Emirates Stadium.
Marrëveshja mes dy skuadrave mendohet se mund të bëhet në shifrat e 30-40 milionë eurove.
Një emër tjetër shumë i kërkuar tek londinezët e Veriut është edhe mesfushori i Sampdorias, Lucas Torreira. /Telegrafi/