Arsenali dëshiron që gjatë afatit kalimtar veror të largojë disa lojtarë, për të siguruar fonde për transferimin e yjeve të reja në ‘Emirates Stadium’.
Gjiganti londinez kërkon ta bëjë një skuadër të fuqishme për edicionin e ardhshëm, skuadër që do të luftonte për trofe në Angli.
Mediumi anglez The Sun ka raportuar se Topçinjtë kanë nxjerrë në shitje dy yjet e ri, Ainsley Maitland-Niles dhe Eddie Nketiah.
Maitland-Niles aktualisht është i huazuar te West Bromwich Albion ku ka treguar ndeshje shumë të mira.
Sa i përket sulmuesit Eddie Nketiah, ai për momentin është në Arsenal, por që nuk ka luajtur aq sa duhet.
21-vjeçari në 29 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.
Topçinjtë janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për lojtarët e rinj, por synojnë që të fitojnë 40 milionë euro nga shitja e dy yjeve të rinj. /Telegrafi/