Telegrafi

Arsenali i gatshëm t’i ndajë rrugët me Nicolas Pepen

Arsenali nuk llogaritë më në Nicolas Pepen dhe dëshiron ta shesë qysh në janar.

The Gunners kanë nevojë për përforcime të tjera, por fillimisht duhet të shesin.

Andaj, sipas asaj që raporton The Sun, Arsenali e ka vënë në listën e largimeve edhe Pepen që është transferimi rekord i tyre.

Ai kaloi në Emirates për 80 milionë euro nga Lille në vitin 2019, mirëpo nuk është përshtatur me lojën e The Gunners.

Pepe ka humbur vendin e shartuesit nga dy talentët si Bukayo Saka dhe Smith Rowe, e që 26-vjeçarit i ka mbetur si opsion vetëm largimi.

Besohet se Newcastle United dhe Milani janë tejet të interesuar në transferimin e tij. /Telegrafi/