Telegrafi

Arsenali i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për Aubameyangun

Arsenali thuhet se do t’i dëgjojë ofertat për Pierre-Emerick Aubameyangun, por që kalimi te Manchester Unitedi dhe Liverpooli vështirë se mund të ndodhë.

SunSport ka raportuar se sulmuesi gabonez u ka thënë “Po” Djajve të Kuq, mirëpo skuadra londineze refuzon ta shesë te rivalët e Ligës Premier.

Megjithatë, 90min ka bërë me dije se as Ole Gunnar Solskjaer e as Jurgen Klopp nuk janë të interesuar për 30-vjeçarin.

Pierre-Emerick-Aubameyang (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Aubameynag fitoi Këpucën e Artë në sezonin e kaluar në ligën angleze, duke shënuar 22 gola për ‘The Gunners’.

Lexo po ashtu Aubameyang thuhet se i ka thënë "po" transferimit befasues te Unitedi

Pasi dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, Unai Emery është duke e kërkuar me ngulm rritjen e buxhetit për transferimet e kësaj vere.

Kështu, trajneri spanjoll është i gatshëm që t’i dëgjojë ofertat për gabonezin, në mënyrë që të ketë një fond më të madh për transferimet e këtij afati. /Telegrafi/