Site icon Telegrafi

Arsenali i gatshëm të paguajë 142 milionë për Mbappen

Arsene Wenger kërkon me çdo kusht që të ketë në skuadër sulmuesin Kylian Mbappe dhe sipas “Daily Mirror”, trajneri francez i Arsenalit është i gatshëm të paguajë 142 milionë euro për lojtarin e Monaco.

Wenger ka biseduar me babanë dhe përfaqësuesin e futbollistit të talentuar, Wilfred Mbappe, të cilin po përpiqet që ta bindë se Londra është zgjedhja e duhur.

Trajneri francez i ka garantuar babait të sulmuesit se djali do të shndërrohet në yllin e madh të skuadrës, ndërkohë që kjo gjë nuk i garantohet dot te Reali i Madridit sipas tij.

Gjithsesi, nëse nuk blen dot Mbappe, Arsenali ka siguruar që tani shërbimet e një tjetër sulmuesi francez, Alexandre Lacazette.

Sipas The Telegraph, lojtari është blerë nga Lyoni për 59 milionë euro.

Exit mobile version