Arsenali është i interesuar për transferimin e një sulmuesi qysh në afatin kalimtar të janarit.
Shumë emra kanë qarkulluar në listën e Arsenalit, derisa i fundit që është futur në këtë listë është holandezi Joshua Zirkzee që po shkëlqen në Serie A.
Topçinjtë kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e sulmuesit holandez dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij për ta transferuar në Londër.
Corriere dello Sport ka raportuar ka raportuar se Arsenali madje i ka treguar Bolongnës se do të ishte gati të paguante deri në 40 milionë euro për nënshkrimin e sulmuesit.
Ajo që është interesante është se ish-klubi i Zirkzee, Bayern Munich, gjithashtu ka një klauzolë kthimi prej 40 milionë eurosh për të dhe mund të përputhet me atë ofertë për ta ri-nënshkruar atë.
Me këtë thuhet, Bologna thuhet se do të kërkojë një shumë shumë më të lartë se ajo për të shitur sulmuesin e saj të çmuar pas përfundimit të sezonit, pasi tani në janar nuk duan ta largojnë atë.
Zirkzee ka qenë një nga lojtarët e rinj më të mirë në Serie A këtë sezon, pasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime në 21 paraqitje deri më tani. /Telegrafi/