Arsenali është gati që ta largojë Mesut Ozilin duke dërguar në huazim dhe madje do ta paguajë që të largohet nga klubi.
Mesfushori gjerman përfiton 350.000 funte (392.380 euro) në javë në Emirates, ku ka luajtur shumë pak.
Për këtë arsye, Topçinjtë dëshirojnë ta largojnë në afatin kalimtar të janarit dhe janë të gatshëm që ta paguajnë një pjesë të pagës së tij, njësoj siç bën Manchester Unitedi me Alexis Sanchezin.
Derisa kiliani po luan te Interi, Djajtë e Kuq paguajnë 425.000 funte (476.460 euro) nga paga totale e tij, prej 505.000 funtesh (566.250 eurosh) në javë.
Unai Emery thuajse nuk e ka shfrytëzuar Ozilin, i cili këtë sezon ka startuar vetëm në barazimin ndaj Watfordit, ku luajti 71 minuta. /Telegrafi/