Telegrafi

Arsenali futet në garë për Miahcel Olisen, gati oferta e lartë për talentin francez

Michael Olise pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar veror, duke u larguar nga Crystal Palace.

Sulmuesi i talentuar francez ka pasur një sezon fantastik në Ligën Premier duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

21-vjeçari ka pasur një vit shumë të mirë me fanellën e Crystal Palace, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar në 11 të tjerë në 37 ndeshje në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Man City dhe PSG rivalizojnë Chelsean për transferimin e Olises

Mirror ka raportuar se Topçinjtë janë skuadra e radhës që janë futur në garë për francezin dhe tani po bëjnë gati një ofertë të lartë për të.

Chelsea, Man City dhe PSG gjithashtu kanë shfaqur interesim, por ofertat e tyre kanë qenë nën 50 milionë euro dhe janë refuzuar nga Crystal Palace.

Lexo po ashtu Chelsea bën ofertë për sulmuesin e Ligës Premier që bëri 11 asistime sezonin e kaluar

Gjithnjë sipas tabloidit anglez, Crystal Palace është gati ta lejoj largimin e yllit të ekipit nëse vije një ofertë rreth 60 milionë euro.

Nënkampioni i Anglisë gjatë kësaj jave pritet të bëj ofertë zyrtare e cila do të jetë e përafërt me kërkesat e Crystal Palace. /Telegrafi/