Mbrojtësi holandez, Stefan De Vrij do të largohet nga Lazio në fund të edicionin.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë reprezentuesi i Holandës pasi nuk ka arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti italian.
Palët ishin në bisedime për vazhdimin e kontratës për në fund gjithçka dështoi dhe De Vrij do të largohet si futbollist i lirë.
E falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me Lazion, holandezi është bërë ndër mbrojtësit më të kërkuar në treg.
Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të pasi në Itali besojnë se tani ekziston një marrëveshje mes klubi zi kaltër dhe futbollistit.
Megjithatë skuadrat tjera të mëdha po vazhdojnë të tentojnë për të arritur te De Vrij.
The Sun raporton se Arsenali tani po mendon të futet në bisedime me agjentët e lojtarit për t’i ofruar një pagë të lartë që ta bindin të transferohet në Londër.
Laurent Koscienly nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe De Vrij shihet si pasardhës i tij.
Gjithsesi në garë për 26-vjeçarin mbeten edhe Napoli dhe Barcelona. /Telegrafi/