Arsenali ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Evropës duke mposhtur me rezultat të thellë 4-1 CSKA Moskën.
Që nga minutat e para të ndeshjes Arsenali sulmonte vazhdimisht.
E golin e parë anglezët e arritën në minutën e nëntë pas një kombinimi të mirë mes Bellerin dhe Ramsey.
Uellsiani shënoi për 1-0 duke sjellë gëzim të madh në shkallët e stadiumit Emirates.
Por gëzimi i vendasve u ndërpre gjashtë minuta më vonë kur mysafirët shënuan një super gol nga gjuajtja e lirë nëpërmjet Golovin.
Golin e epërsisë 2-1 Arsenali e gjeti në minutën e 23-të nëpërmjet Alexandre Lacazettes i cili shënoi nga pika e bardhë pasi paraprakisht në zonë u pengua Mesut Ozil.
Në minutën e 28-të erdhi goli më i bukur në ndeshjes, kur turko-gjermani Mesut Ozil asistoi bukur për Ramseyn i cili paraboloid portierin me thembër për 3-1.
Ozil ishte asistues përsëri në minutën e 35-të për francezin Lacazette që shënoi për 4-1.
Me tre gola epërsi për Topçinjtë përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë Arsenali përsëri ishte skuadër më e mirë në fushë duke dominuar.
Edhe pse patën raste të mira shënimi me Ramsey dy herë, Ozil dhe Welbeck, rrjetat më mbetën të pa prekura.
Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën gjatë 90 minutave në këtë sfidë.
Kësisoj Arsenali ka bërë një hap të madh për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet javën e ardhshme në Moskë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Dr7VKJBJVEk
https://www.youtube.com/watch?v=Hxelq7ky2gE
https://www.youtube.com/watch?v=fOjcx6SChl4
https://www.youtube.com/watch?v=46LDxQqmPwI
https://www.youtube.com/watch?v=K2ze7-3AZGg