Telegrafi

Arsenali fiton me shumë mund ndaj Sheffield Unitedit

Foto: Arsebal FC/Twitter

Arsenali e ka mposhtur Sheffield United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, The Gunners e dominuan atë, mirëpo që shpërdoruan disa raste të mira.

Në anën tjetër, Sheffieldi dalëngadalë filloi ta merrte vetën, duke dalë më përpara në pjesën e vendasve.

Në pjesën e dytë, skuadra që drejtohet nga Mikel Arteta ishte më e saktë dhe kaluan në epërsi me anë të Bukayo Sakas që u asistua nga Hector Bellerin në minutën e 61-të.

Tre minuta më vonë, Nicolas Pepe e dyfishoi rezultatin për Arsenalin, derisa Bellerin ishte sërish asistuesit.

Me këtë fitore, Arsenali është në pozitën e katërt me nëntë pikë, aq sa ka edhe Liverpooi e Leicesteri në pozitat më lartë.

Në javën e pestë, The Gunners do të takohen me Manchester Cityn. /Telegrafi/