Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 si mysafir i West Ham në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë në tërësi ishte më e mirë për West Ham, që përveç golit të shënuar kishte edhe një mori rastesh.
Pablo Fornals dhe Michail Antonio gjuajtën mirë drejt portës, por Bernd Leno ishte në vend.
Për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 38-të, kur Angelo Ogbonna gjuan bukur, duke shënuar për 1-0.
Goli u prit për tu riparo nga VAR, që doli të jetë i rregullt.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, me një Arsenal që nuk tregoi pothuajse asgjë.
Pjesa e dytë ishte krejt tjetër gjë, pasi Topçinjtë filluan sulmet e tyre.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 60-të, kur një asistim i Sead Kolasinac gjeti Martinelli i cili shënoi për 1-1.
Pas golit të barazimit ishte momenti i dyshes Pierre-Emerick Aubameyang dhe Nicolas Pepe.
Në minutën e 66-të, Aubameynag pasoi te Pepe i cili shmanget bukur nga markimi i mbrojtjes dhe gjuan bukur për të shënuar (2-1).
Pas vetëm tre minutash Pepe asiston te Aubameynag i cili shënon nga afërsia për 3-1.
Deri në fund Arsenal kishte disa raste të mira, por që rezultati nuk ndryshoi.
Pas kësaj fitoreje Arsenal ka 22 pikë në vendin e nëntë, por vetëm me shtatë pikë pas Chelseat që është i katërti. /Telegrafi/
Gabriel Martinelli masterclass Iam hearing 🔥🔥🔥🔥 pic.twitter.com/KAI4hebEU7
— Gabi🇧🇷 (@gunnerforever78) December 9, 2019
#WHUARS
We are Arsenal, Pepe's Goal 💪 pic.twitter.com/Ce4QnyqwpS— MAZIMPAKA JeanPierre (@MazimpakaJp) December 9, 2019
https://twitter.com/betwizad/status/1204154390447300608