Site icon Telegrafi

Arsenali fiton me rezultat të thellë në udhëtim te Leeds United

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Leeds United në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë vazhduar me formë të lartë në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke betonuar përkohësisht pozitën e katërt.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë më të mirë të mysafirëve londinez, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe tri gola.

Lexo po ashtu Granit Xhaka vjen me një super asistim tek goli i dytë i Martinellit ndaj Leeds United

Gabriel Martinelli ishte i papërmbajtshëm në fillim duke shënuar në minutën e 16-të për 0-2, ndërsa i njëjti shënoi edhe në minutën e 28-të për 0-2 pas asistimit të Granit Xhakës.

Në minutën e 42-të ishte anglezi Bukayo Saka, i cili shënoi për epërsinë 0-3 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste dhe gjetën nga një herë golin.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të dhe ishte braziliani Raphinha, i cili shënoi nga penalltia për 1-3, ndërsa Emile Smith-Rowe (84′) shënoi për rezultatin përfundimtar 1-4.

Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën katërt me 32 pikë, ndërsa Leedsi zë vendin e 16-të me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Norwich City, ndërsa Leedsi udhëton te Liverpooli. /Telegrafi/

https://twitter.com/matchtoday12/status/1472282197294002185

Exit mobile version