Arsenali ka fituar në udhëtim te Cardiff City me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Ligës Premier.
Skuadra e Unai Emeryt ka filluar të hyjë në formë pasi pas dy humbje tani ka dy fitore radhazi në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mirë për mysafirët e Arsenalit, të cilët kaluan shpejt në epërsi me anë të shqiptarit Shkodran Mustafi (11′), i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Granit Xhakës, teksa festoi me shqiponjë.
Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë në minutat shtesë të pjesës së parë duke barazuar 1-1 me anë të Victor Camarasa.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë, por skuadra e Unai Emeryt arriti t’i shënojë dy gola, për dallim nga vendasit që shënuan një.
Në minutën e 62-të ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi nga distanca për epërsinë 1-2 të Arsenalit pas asistimit të Alexandre Lacazette.
Gëzimi i Topçinjve zgjati vetëm tetë minuta pasi Danny Ward u përkujdes për të barazuar rezultat 2-2 me anë të një goli me kokë.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe në kërkim të golit dhe këtë e gjetën në minutën e 81-të me anë të Lacazettes, i cili shënoi një gol të bukur duke vulosur fitoren me rezultat 2-3.
Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë, ndërsa Cardiffi renditet në vendin e 16-të me vetëm dy pikë.
Në ndeshjen e javës së ardhshme, londinezët udhëtojnë te Newcastle, ndërsa Cardiffi janë mysafirë të Chelseat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xoP64z1JC2w
https://www.youtube.com/watch?v=DVMjGlCidSA
https://www.youtube.com/watch?v=DPpycI3rXoY
https://www.youtube.com/watch?v=_SFXR5Ex_Rs
https://twitter.com/D9INE_FINAL/status/1036254921543188480