Site icon Telegrafi

Arsenali fiton ndaj Wolves, ëndërron një vend në Ligën e Kampionëve

Festa e Arsenal (Foto: Mike Egerton/Pool via Getty Images)

Arsenali ka fituar ndaj Wolvesit si mysafirë në kuadër të javës së 33-të me rezultat 2-0.

Topçinjtë e kishin marr seriozisht këtë ndeshje, pasi një rezultat tjetër pos fitores, do t’i largonte nga objektivi i tyre, që mbetet vendi i pestë, por që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Dy rastet e para erdhën me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Edward Nketiah, por që Arsenali nuk kishte fat.

 

Goli i parë erdhi me Bukayo Saka, që shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë me një goditje të bukur (1-0).

Pamje nga goli i parë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Wolves tentoi në pjesën e dytë të barazojë, por që Adama Traore nuk qëlloi cakun.

 

Goli i sigurisë për Arsenalin edhi në minutën e 86-të, kur Alexandre Lacazette pranoi një top në zonë dhe me një goditje të bukur shënoi për 2-0.

Festa e Alexandre Lacazette (Foto: Mike Egerton/Pool via Getty Images)

Me këtë fitore Arsenali ka 49 pikë, gjashtë më pak se Manchester United që është në vendin e katërt, e pesë më pak se Chelsea që është i pesti. /Telegrafi/  

Exit mobile version