Telegrafi

Arsenali fiton ndaj Blackpoolit dhe vazhdon tutje në FA Cup

Fesa te goli i parë i Joe Willock (Foto: Mark Robinson/Getty Images/Guliver)

Ashtu edhe siç pritje, Arsenali fitoi pa ndonjë problem ndaj Blackpoolit në 1/32 e finales së FA Cup.

Topçinjtë edhe pse në mungesë të lojtarëve kryesor për skuadrën londineze ishte një fitore e lehtë.

Dy golat e parë për skuadrën e Unai Emery i shënoi sulmuesi 19-vjecar, Joseph Willock (11’, 37’) dhe me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë.

Dëshpërimi i ish-mesfushori të Liverpoolit, Jay Spearing pas golit të dytë të Arsenalit (Foto: Mark Robinson/Getty Images/Guliver)

Arsenali vazhdoi me dominim edhe në pjesën e dytë, duke mos i lejuar skuadrës kundërshtare mundësi të vazhdueshme për të ngushtuar epërsinë.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Alex Iwobi në minutën e 82-të.

Festa e Alex Iwobit me Ainsley Maitland-Niles (Foto: Mark Robinson/Getty Images/Guliver)

Kundërshtari i ardhshëm i Arsenalit në fazën tjetër do të mësohet me anë të shortit.

Vlen të theksohet se në këtë lojë trajneri Unai Emery nuk ftoi as dyshen shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. /Telegrafi/