Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Benficas në Ligën e Evropës, duke kaluar tutje pasi ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Benficas doli të jetë bukur dhe me gola shumë, ashtu siç ishte pritur.
Arsenali e nisi mirë takimin, kur arriti të shënojë që në minutën e 21-të.
Ishte Pierre-Emerick Aubameyang që mori një pasim të bukur dhe arriti të shënojë përballë Helton Leite (1-0).
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1365002893087145984
Pas golit të dy skuadrat kishin nga një rast, fillimisht Benfica me Jan Vertonghen, ndërsa Arsenali me Bukayo Saka.
Goli i dytë i takimit erdhi në minutën e 43-të, kur Diogo Goncalves shënoi super gola nga goditja e dënimit (1-1).
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1365009036664582148
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Arsenali shënoi në fillimin e pjesës së dytë me Aubameyang, por që goli pas shikimit në VAR u anulua për pozitë jashtë loje.
Benfica e bëri ndeshjen shumë interesant kur arriti të kalojë në epërsi në minutën e 61-të me Rafa Silva, i cili përfitoi nga një gabim i Ceballos (1-2).
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1365017934721150978
Por Arsenali reagoi shpejtë, kur Kieran Tierney arriti të shënojë për 2-2 në minutën e 67-të.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1365019383752511490
Pas barazimit topçinjtë u hodhën në sulm për të kërkuar fitoren.
Goli i fitores erdhi në minutën e 87-të, kur Aubameyang shënoi me kokë pas një harkimi të bukur të Saka (3-2).
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1365024126981783557
Arsenali kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-3. /Telegrafi/