Site icon Telegrafi

Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat

Arsenali (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 derbin londinez ndaj Chelseat, i vlefshëm për javën e 23-të në Ligën Premier.

Pas humbjes ndaj West Hamit, skuadra e Unai Emeryt i është kthyer fitores në kampionat pikërisht në një ndeshje ndaj një rivali londinez sikurse kjo ndaj Chelseat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim dhe raste të shumta të Arsenalit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, ndërsa Chelsea nuk pati asgjë përveç posedimit të topit.

Lacazette duke festuar golin së bashku me Aubameyangun (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave lojë dhe ishte sulmuesi Alexander Lacazette, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Hector Bellerin.

Në minutën e 39-të, Topçinjtë arritën të gjejnë edhe golin e dytë me anë të kapitenit Laurent Koscielny, i cili shënoi me kokë për 2-0.

Festa e Koscielnyt pas golit të shënuar (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Chelsea ishin për një nuancë më të mirë duke tentuar të gjejnë golin, ndërsa Arsenali provonte të menaxhonte rezultatin.

Për 45 minuta asnjëra skuadër nuk pati asnjë rast ideal për gol, ndërsa rasti i vetëm që vlen të përmendët është lëndimi i Bellerin në minutën e 72-të.

Bellerin u detyrua ta lëshojë fushën pas lëndimit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Kështu, pas 90 minutave lojë Arsenali mori një fitore të madhe me rezultat 2-0, fitore kjo që e mban në garë për pozitën e katërt, pasi tani ka 44 pikë në pozitën e pestë apo vetëm katër më pak se Blutë një vend më lartë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë e pret në shtëpi Cardiff Cityn, ndërsa Chelsea udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/

https://twitter.com/SportsReader/status/1086689501534187524

 

 

 

Exit mobile version