Site icon Telegrafi

Arsenali fiton derbin e javës ndaj Unitedit, Xhaka kontribuon me një gol të bukur (Video)

Granit Xhaka duke festuar golin e bukur së bashku me Nacho Monrealin. Foto: Getty Images

Arsenali ka fituar në derbin e javës të Ligës Premier ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2-0.

Skuadra e Arsene Wenger i është kthyer fitoreve në kampionat pikërisht në një ndeshje derbi siç ishte kjo ndaj Unitedit të Jose Mourinhos.

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger, lënë rivalitetin anash – përshëndeten para takimit. Foto: Getty Images

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dy skuadrat që patën rastet e veta dhe rrezikuan portat e njëra-tjetrës, por nuk arritën të gjejnë golin asnjëra dhe shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Arsenali hyri furishëm duke kërkuar me ngulm golin e epërsisë dhe i gjetën dy gola të shpejt.

Luhej minuta e 54 e ndeshjes, kur mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka shënoi një gol të mrekullueshëm nga rreth 30 metra, por i ndihmuar paksa nga devijimi i Ander Herreras.

Granit Xhaka duke festuar golin e bukur i cili i dha epërsinë Arsenalit. Foto: Getty Images

Tre minuta më vonë ishte sulmuesi anglez, Danny Welbeck, i cili dënoi ish-skuadrën e tij për 2-0 me një gol të bukur me kokë pas harkimit të Oxlade Chamberlain.

Danny Welbeck duke festuar golin e qetësisë për Topçinjtë. Foto: Getty Images

Në vazhdimin e ndeshjes, mysafirët nga Old Trafford u munduan të ngushtojnë epërsisë, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi në fund me fitoren 2-0 të Arsenalin, fitore kjo që i jep shpresë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e gjashtë me 63 pikë apo gjashtë më pak se vendi i katërt, ndërsa Unitedi renditet në pozitën e pestë me 65 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version