Site icon Telegrafi

Arsenali fillon përgatitjet në Australi, Xhaka prezent në sesionin e parë stërvitor (Foto)

Arsenali ka filluar përgatitjet parasezonale në Australi.

Klubi londinez ka udhëtuar drejt Australisë ku do të përgatitet në prag të sezonit të ri.

Sydney është qyteti ku po qëndron Arsenali dhe aty nuk mungon Granit Xhaka.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Ligës Premier

Ai në një foto në rrjetin social Instagram ka konfirmuar se kanë nisur përgatitjet dhe se natyrisht, ai është pjesë e tyre.

“Sesioni i parë stërvitor në Australi”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij.

Arsenali do të zhvillojë edhe një seri ndeshjesh miqësore para fillimit të sezonit në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version