Site icon Telegrafi

Arsenali fillon bisedimet me Juventusin për Dejan Kulusevskin

Arsenali ka nisur bisedimet me Juventusin për Dejan Kulusevskin, pasi që sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic, ka refuzuar edhe tu përgjigjet thirrjeve të tyre.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Topçinjtë janë të vendosur të përforcojnë sulmin me një blerje nga Serie A që në afatin kalimtar të janarit.

Zgjedhja e parë ishte Vlahovic i Fiorentinës dhe klubi aktual do të ishte i lumtur ta shiste për 80 milionë euro, por sipas Sky ky i fundit dhe agjentët e tij nuk ia kanë hapur telefonatat drejtorëve të Arsenalit.

Tani klubi londinez është kthyer nga Kulusevski i Juventus, i cili po nuk po pëlqehet aq shumë nga Max Allegri.

Ish lojtar i Atalantas dhe Parmas, Kulusevski ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë një asistim në 15 ndeshje për Juventusin këtë sezon në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

21-vjeçari u ble për 35 milionë euro plus bonuse dhe është një nga lojtarët që Allegri mund të sakrifikojë për të sjellë lojtarë të tjerë në klub.  /Telegrafi/

Exit mobile version