Site icon Telegrafi

Arsenali favorit për transferimin e Youri Tielemans

Youri Tielemans ka vendosur të mbetet te Leicester City, edhe pse kishte disa oferta gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori belg është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ka vendosur që të largohet në fund të sezonit, pasi ka refuzuar gjitha ofertat e ‘dhelprave’ për rinovimin.

The Sun ka raportuar se Arsenali është skuadra favorite për transferimin e mesfushorit belg.

25-vjeçari e pëlqen shumë lojën e trajnerit Mikel Arteta dhe është i gatshëm t’iu bashkohet londinezëve në verë si transferim i lirë.

Por lideri aktual i Ligës Premier duhet të shpejtojnë për të nënshkruar me belgun, pasi ka interesim edhe nga shumë skuadra të tjera.

Manchester United, Liverpool, Newcastle United, Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë ekipet tjera që duan shërbimet e Tielemans.

Ish-anëtari i Andrelecht dhe Monaco qysh tani mund të nënshkruajë me skuadrën e re pasi rregullat e FIFA-s ia lejojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version