Klubi anglez, Arsenali është favorit për të nënshkruar me anësorin sulmues të skaudrës franceze, Lille, Nicolas Pepe.
Topçinjtë pritet të angazhohen në tregun e transferimit të janarit për ndonjë përforcim eventual në sulm.
Kjo pasi, sulmuesi anglez Danny Welbeck është jashtë fushave për disa muaj shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës.
Sipas mediumit francez L’Equipe, ekipi londinez ka etiketuar talentin e Lille, Pepe, si transferimin e mundshëm të janarit.
Menaxheri Unai Emery ka dhënë dritën jeshile që Arsenali të ndjek Pepen, i cili ka qenë një zbulim në Ligue 1 këtë sezon.
Barcelona gjithashtu ka qenë e interesuar për 23-vjeçarin, së bashku me gjigantin anglez Manchester Cityn.
Megjithatë, L’Equipe raporton se Arsenali është favorit për të nënshkruar me talentin e madh nga Bregu i Fildishtë.
Pepe ka shënuar 12 gola këtë sezon, duke ndihmuar Lille të renditet në vendin e dytë në Ligue 1, pas Paris Saint-Germain. /Telegrafi/