Arsenali ka shënuar fitore ndaj PSV-së me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evopës, me golin e shënuar nga Granit Xhaka.
Kjo ndeshje ishte shtyrë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, ku klubi anglez nuk mund të siguronte ndeshjen shkaku i policëve të pakët.
Pjesa e parë ishte aktive me të dy skuadrat që provuan të gjejnë golin.
Edhe pse raste kishte nga të dyja anët, gola nuk pati në 45 minutat e para.
So close to an opener from @gabrieljesus9 😫
🔴 0-0 🔵 (62) | #UEL 🏆 pic.twitter.com/eZDxPAzcZa
— Arsenal (@Arsenal) October 20, 2022
Në pjesën e dytë, Arsenali vendas shtoi presionin drejt portës së PSV-së.
Goli erdhi në minutën e 71-të, kur një harkim i Takehiro Tomiyasu gjeti Granit Xhakën që shënoi gol të bukur me një goditje me të parën (1-0).
https://twitter.com/ssalongocrime/status/1583169842022330368
Deri në fund të ndeshjes edhe pse kishte raste të mira, sidomos nga Xavi Simons dhe Bukayo Saka, por rrjetat heshtën.
Arsenali ka 12 pikë tani, ndërsa PSV me shtatë pikë mbetet në vendin e dytë./Telegrafi/