Arsenali ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Wolves në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë ishte e mbushur me raste, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti t’i konkretizonte ato.
Në minutën e 43-të, Arsenali ishte shumë i pafat, madje ishte moment ktrovers, kur Myles Lewis-Skelly u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje jo shumë të ashpër.
45 minutat e dytë sollën po ashtu një karton të kuq, ndërsa Gunners shënuan golin e fitores.
Joao Gomes pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të panevojshme, ndërsa dy skuadrat kishin nga dhjetë lojtarë në fushë.
🚨🏴 GOAL | Wolves 0-1 Arsenal | Calafiori
CALAFIORI HAS GIVEN ARSENAL THE LEAD !!!!!!!!!pic.twitter.com/EDngOxr9Oh
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 25, 2025
Katër minuta më vonë, Riccardo Calafiori shënoi golin e fitores për Arsenalin me një goditje brenda zonës.
Pas javës së 23-të, Arsenali është në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të takohen me Manchester Cityn. /Telegrafi/