Klubi anglez, Arsenali po përgatitet të shesë katër lojtarë në mënyrë që të financojë transferime të mëtejshme këtë verë, pasi synon të përforcoj edhe më shumë skuadrën për të luftuar për çdo trofe këtë sezon.
Topçinjtë kanë qenë të zënë në afatin kalimtar të verës, pasi kanë nënshkruar tashmë me Kai Havertz, Jurrien Timber, Declan Rice dhe David Raya.
Por, Mikel Arteta po përgatitet që disa lojtarë të largohen këtë afat kalimtar, pasi spanjolli kërkon të mbledhë fonde për lëvizje të mëtejshme në treg.
Sipas faqes Football Insider, mbrojtësi i majtë Kieran Tierney do të lejohet të largohet këtë verë pas mungesës së tij në përballjen me Nottingham Forest.
Raporti shton se Rob Holding, Nicolas Pepe dhe Nuno Tavares gjithashtu ka të ngjarë të largohen nga Emirates pasi u lanë jashtë skuadrës prej 23 lojtarësh që mundi Forest 2-1 të shtunën pasdite.
Arteta gjithashtu thuhet se është pas një tjetër lojtari sulmues përpara se afati i transferimit të mbyllet në vetëm dy javë.
Por, për të financuar një lëvizje, londinezët do të duhet të largojnë disa lojtarë ndërsa përpiqen të balancojnë librat dhe të qëndrojnë në anën e duhur të ligjeve të Fair Play Financiar.
Arsenali thuhet se ka refuzuar një ofertë për Holding nga gjigantët turk Besiktas në fillim të verës, ndërsa Tierney ishte subjekt i interesimit nga Newcastle.
Ndërkohë, Arsenali është lidhur me mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte, pas raportimeve se qendërmbrojtësi Gabriel Magalhaes mund të transferohet në Arabinë Saudite. /Telegrafi/