Telegrafi

Arsenali është favorit për transferimin e mesfushorit Tielemans

Klubi anglez, Arsenali thuhet se po udhëheq garën për nënshkrimin e mesfushorit të Leicester Cityt dhe Belgjikës, Youri Tielemans.

Mesfushori qendror ka një kontratë me Leicesterin Cityn që skadon në verën e vitit 2023.

Megjithatë, emri i tij ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit duke u lidhur me një numër të madh skuadrash elitare evropiane.

Sipas mediumit belg Nieuwsblad, Tielemans është gati të kalojë në një ekip më të madh këtë verë.

Ai dëshiron të kalojë në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve dhe Arsenali aktualisht është favorit për të përfunduar i katërti në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Me Rashfordin në sulm dhe disa transferime të tjera, Arsenali mund të duket i frikshëm në edicionin e ri

Topçinjtë shpresojnë të përforcojnë skuadrën e tyre, si për të përmirësuar formacionin fillestar dhe për të shtuar thellësi për numrin në rritje të ndeshjeve që do të luajnë sezonin e ardhshëm.

Çmimi i 24-vjeçarit belg vlerësohet të jetë 55 milionë euro nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt. /Telegrafi/