Serge Gnabry ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, e cila po shihet më shumë larg Munichut.
Sulmuesi gjerman është në bisedime me Bayernin për kontratën e re, por tani e disa muaj nuk kanë arritur një marrëveshje.
26-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023 dhe nëse nuk e zgjat bashkëpunimin deri në verë, atëherë Bayerni pritet ta nxjerr në shitje.
E ardhmja e Gnabryt mund të jetë përsëri në Angli, ku Arsenali po ëndërron rikthimin e tij në Londër.
Gnabry qëndroi për pesë vite si lojtar i Arsenalit nga 2011 deri më 2016 para se të largohej në drejtim të Werderit.
Duke marrë parasysh se tani lojtari konsiderohet si njëri nga sulmuesit anësorë më të mirë në Evropë, Topçinjtë po planifikojnë transferimin e tij.
Edhe skuadrat tjera si Manchester United, Liverpool, Barcelona, Chelsea e Real Madrid e kanë në listën e dëshirave sulmuesin anësorë.
Lojtarit i ka mbetur edhe një vit nga fundi i kontratës, derisa Bayerni është gati ta lejoj largimin e tij për 40 milionë euro. /Telegrafi/