Arsenali ka fituar me rezultat 3-1 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga spanjolli Unai Emery ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të kampionatit anglez, pasi kanë fituar me rikthim në Emirates ndaj Çekanëve, të cilët kanë tri humbje radhazi tashmë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte plot aksion nga të dyja skuadrat, të cilat rrezikuan shpeshherë , teksa shënuan edhe nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, pasi në minutën e 25-të sulmuesi Marco Arnautovic shënoi një gol të bukur nga distanca për epërsinë 0-1.
Festa e rivalit londinez zgjati vetëm pesë minuta, pasi Arsenali u kthye në lojë duke barazuar me anë të Nacho Monreal (30′) në 1-1 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Emery vendosi të freskojë skuadrën me disa ndryshime dhe këto rezultuan të jenë të suksesshme.
Pas disa rasteve të krijuara për gol, Topçinjtë e gjetën golin, por me ndihmën e mbrojtësit mysafirë, Issa Diop (70′), i cili me autogol ia dha epërsinë 2-1 Arsenalit.
Deri në fund të ndeshjes, vendasit arritën të gjejnë edhe një gol me anë të Danny Welbeck (90+), i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-1.
Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e 12-të me tri pikë, ndërsa West Hami i fundit pa asnjë pikë. Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Cardiffi, ndërsa Çekanët e presin Wolvesin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G7EN9e14DSk
https://www.youtube.com/watch?v=LTxIdaoXqsQ
https://twitter.com/Daily_Lacazette/status/1033377099783045121
https://twitter.com/RyanMcAfee01/status/1033382177470390272