Telegrafi

Arsenali eliminon Leedsin dhe vazhdon në çerekfinale të EFL Cup

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali e ka kryer detyrën (2-0) përballë Leeds United në Emirates Stadium duke u kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup.

Gjysma e parë e takimit të garës që njihet edhe si Carabao Cup u mbyll pa gola, ndërsa Topçinjtë shënuan dy herë në pjesën e dytë.

Calum Chambers ishte futbollisti që e zhbllokoi rezultatin (55’) pas asistimit nga Nicolas Pepe.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Pas një gabimi të lojtarëve mysafirë, rastin e shfrytëzoi Edward Nketiah (69’) për golin e dytë dhe të sigurisë.

Në minutat e mbetura, futbollistët e Leeds nuk ia dolën ta shqetësonin Arsenalin që me komoditet vazhdoi në fazën çerekfinale të Kupës EFL. /Telegrafi/