Telegrafi

Arsenali eliminohet nga Southamptoni prej FA Cup

Southamptoni e ka eliminuar Arsenali nga FA Cup me rezultat 1-0 në 1/8 e finales.

Pas vetëm 24 minutash lojë, The Saints kaluan në epërsi fal një autogoli nga Gabriel.

Arsenali më pas tentoi të këndellej, mirëpo lëshuan disa shanse të mira me anë të Nicolas Pepes dhe Willianit.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, derisa në 45 minutat e dytë nuk kishte shumë për t’u parë.

Në pjesën e dytë, The Gunners tentuan t’i barazonin shifrat me anë të Edward Nketiahs, mirëpo Fraser Forster ndaloi gjuajtjen e tij.

Southamptoni e mbajti portën e paprekur në këtë takim dhe e eliminoi kështu Arsenalin. /Telegrafi/