William Saliba është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në futbollin francez.
Qendërmbrojtësi ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Saint Etienne duke zhvilluar 16 ndeshje në Ligue 1.
Arsenal e ka ndjekur në disa prej ndeshjeve ku lojtari ka pasur paraqitje mjaftë të mira.
Mediat franceze kanë raportuar se Topçinjtë janë gati të ofrojnë rreth 30 milionë euro për transferimin e Salibas.
18-vjeçari llogaritet si Raphael Varane i ri dhe shihet si një mbrojtës me shumë perspektivë.
Arsenali kërkon transferimin e Salibas për ta zëvendësuar bashkëkombësin e tij Laurent Koscienly që do të largohet gjatë verës.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera si Lyon, Marseille, Manchester United e Atletico Madrid. /Telegrafi/