Arsenali ka arritur fitore të madhe ndaj rivalit lokal Chelsea në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Orlando.
Dy skuadrat londineze po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore, derisa po zhvillojnë edhe disa miqësore.
Takimi i zhvilluar mbrëmë në Orlando i ka takuar Arsenalit me rezultat të thellë 4-0.
Vetëm pas 15 minutave lojë, Topçinjtë kaluan në epërsi kur Granit Xhaka asistoi te Gabriel Jesus i cili u gjend i vetëm përballë portierit Mendy dhe e paraboloi bukur për 1-0.
Në minutën e 36-të, Arsenali dyfishoi epërsinë kur Martin Odegaard shënoi një gol të bukur pas asistimit të Martinellit.
Me dy gola epërsi të vendasve përfunduan 45 minutat e para.
Dominimi i skuadrës së Mikel Artetas nuk u ndal edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 66-të u shënua goli i tretë.
Granit Xhaka gjuajti bukur, por topi u largua nga Mendy dhe shkoi tek Saka i cili nga afërsia realizoi për 3-0.
Krejt në fund të ndeshjes, Lokonga realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 4-0.
Kjo ishte fitorja më e thellë e Arsenalit që ka arritur ndaj rivalit lokal Chelsea. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XKFt_JJIqUs