Arsenali po punon për shitjen e Alexis Sanchezit që në afatin kalimtar të janarit.
Klubi londinez është në pritje të ofertës nga Manchester City, që vazhdon të ketë interesim për lojtarin.
Ai është në fund të kontratës me ‘Topçinjtë’ dhe nga kjo kërkojnë të përfitojnë.
Si zëvendësuesi për kilianin shihet Pierre-Emerick Aubayemang.
Futbollisti nga Gaboni ka prishur raportet me klubin e tij aktual, Borussia Dortmundin dhe largimi duket në horizont.
Oferta që mendohet se do ta bëjë Arsenali është 40 milionë euro dhe Dortmundi mund ta pranojë këtë shifër.
Aubameyang do të ishte pasues ideal i Sanchezit. /Telegrafi/