Arsenali është shfaqur si njëri ndër pretendentët kryesorë për ta transferuar Daniel Alvesin në këtë afat kalimtar veror.
Mbrojtësi brazilian është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germianin ka përfunduar muajin e kaluar.
Manchester City aktualisht është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e 36-vjeçarit, pasi Alves mendon për një ribashkim me ish-menaxherin e tij te Barcelona, Pep Guardiolan.
Sipas Sky Sports, besohet se trajneri i Topçinjve, Unai Emery, i ka kërkuar bordit që ta transferojë mbrojtësin brazilian në këtë afat veror.
Trajneri spanjoll ka vetëm 50 milionë euro buxhet për t’i kompletuar transferimet në këtë verë, derisa e sheh Alvesin si njëri ndër lojtarët kryesor për strategjitë e tij.
Por, mbrojtësi veteran nuk e përjashton rikthimin te Barcelona, aty ku aktualisht nuk po mund ta tregojnë veten Nelson Semedo dhe Sergio Roberto. /Telegrafi/