Arsenali ka fituar me rezultat 2-1 si vendas ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2023/24 në Ligën Premier.
Ekipi i Mikel Artetës e ka nisur pozitivisht sezonin e ri, duke mposhtur Nottinghamin dhe shpresuar që të fitojë titullin kampion këtë sezon, pasi në sezonin e fundit e humbi vetëm në javët e fundit ndaj Manchester Cityt.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Arsenalit, i cili përveç rasteve të shumta arriti të shënoj edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 26-të me anë të Eddie Nketiah, i cili shënoi pas një asistimi maestral të Gabriel Martinellit, ndërsa Bukayo Saka (32’) shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 2-0.
A positive first-half performance – let's keep this going, Gunners ✊ pic.twitter.com/okUioQabrj
— Arsenal (@Arsenal) August 12, 2023
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Arsenali skuadër më e mirë duke krijuar më shumë, por ishin mysafirët të cilët gjeten golin e vetëm në këtë pjesë.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 82-të me anë të Taiwo Awoniyi, i cili shënoi 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali luan në udhëtim te Crystal Palace, ndërsa Nottinghami është nikoqir i Sheffield Unitedit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Reinaldodcg9/status/1690339059531460608
https://twitter.com/TPLCSports/status/1690340791116328960