Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë.
Mesfushori i Red Bull Salzburg ka shkëlqyer dy edicionet e fundit me klubin austriak dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
18-vjeçari luan si titullar i rregullt tek kampioni austriak dhe në ndeshjen ndaj Liverpoolit është ndjekur nga afër nga skautët e Arsenalit.
Daily Mirror ka shkruar se skautët e Topçinjve janë ndarë shumë të kënaqur nga paraqitja e hungarezit ndaj The Reds.
Roma, Lazio, Milan, Dortmund, Atletico Madrid, PSG e Tottenham Hotspur janë skuadrat e interesuara për lojtarin.
Por Arsenali duket se ka avancuar dhe pritet të fillojë bisedimet me klubin austriak për transferimin e tij.
Londinezët janë të gatshëm që në afatin kalimtar të janarit të shpenzojnë rreth 40 milionë euro për transferimin e Szoboszlait.
Skuadra e udhëhequr nga Unai Emery është gati ta transferojë hungarezin dhe ta lë në huazim edhe për një edicion tek Salzburg dhe kjo e bënë favorite Arsenalin para ekipeve tjera të interesuara për mesfushorin e talentuar. /Telegrafi/