Mesut Ozil do të vazhdoj edhe për shumë vite ta veshë fanellën e Arsenalit.
Mesfushori gjerman sapo ka nënshkruar kontratën e re me klubin londinez.
Këtë gjë e ka konfirmuar Arsenali nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.
“Ne jemi shumë të lumtur se Mesut Ozil ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me ne”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.
‘Topçinjtë’ nuk kanë publikuar të dhëna tjera rreth kontratës së re të Ozilit, por besohet se ajo do të jetë deri në vitin 2021.
Reprezentuesi gjerman iu bashkua Arsenalit pesë vite më parë nga Real Madridi ndërsa me Arsenalin ka zhvilluar 182 ndeshje ku ka shënuar 36 gola dhe ka bërë 61 asistime.
Kampioni i botës u kërkua nga Barcelona, Manchester United dhe Paris Saint Germain në janar por refuzoi këto tri klube për Arsenalin.
Ozil ka qenë në një formë të lartë këtë edicion me londinezët, pasi ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. /Telegrafi/