Skuadra e njohur angleze, Arsenl është duke kërkuar me ngulm mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.
Rugani nuk ka pasur hapësirat e duhura tek ‘Zonja e Vjetër’, dhe e ka menduar largimin nga Torino.
Së fundmi në garë për ta transferuar atë është futur gjiganti anglez, Arsenal pasi dëshiron ta përforcojë mbrojtjen.
21-vjeçari ka kërkuar minuta më shumë në fushë, por një gjë e tillë nuk iu është garantuar tek kampionët e Italisë.
Por për ta lënë të lirë të largohet, Juventus po kërkon rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/