Site icon Telegrafi

Arsenali e do me çdo kusht një mesfushor, por ai nuk është Xhaka

Henrikh Mkhitaryan është duke menduar për një kalim te Arsenali gjatë verës – raporton The Guardian.

Mesfushori i Borussia Dortmundit është kërkuar nga Juventusi, por agjenti Mino Raiola e ka njoftuar Zonjën e Vjetër që të heqë dorë nga ai.

Në ndërkohë, raportohet se Arsene Wenger e do me çdo kusht futbollistin armen.

27-vjeçari ka kontratë me BVB deri në vitin 2017, por një ofertë më e mirë e Topçinjve mund ta pengonte procesin e vazhdimit të kontratës.

Për më shumë, kjo do t’i prishte punë edhe mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili është lidhur shumë me një kalim në Emirates.

Ndërsa për të bërë ndryshime në skuadër, Arsenali pritet t’i largojë gjatë verës këta lojtarë: Mikel Arteta, Mathieu Flamini dhe Tomas Rosicky. /Telegrafi/

Exit mobile version