Arsenali po ndjekin sulmuesin e Portos, Yacine Brahimi.
Sipas mediumit Correio da Manha, Topçinjtë po udhëheqin betejën për sulmuesin 27-vjeçar të gjigantit portugez.
Megjithatë, marrëveshja thuhet se ka ngecur për shkak të çmimit prej 35 milionë eurove të Portos, të cilin ata po këmbëngulin se duhet përmbushur plotësisht.
Porto ka hedhur poshtë disa oferta nga klubet e tjera për Brahimin dhe Gunners janë ngurrues për të përmbushur kërkesat e tyre.
Ata thuhet se po insistojnë në çmimin prej 35 milionë eurove pasi luftojnë për të përmbushur udhëzimet e UEFA-s të “Financial Fair Play” për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/