Site icon Telegrafi

Arsenali e bën prioritet transferimin e Thomas Parteyt

Thomas Partey është duke u kërkuar me ngulm nga Arsenali, ndërsa Atletico Madridi nuk heq dorë aq lehtë nga ai.

Sipas Mundo Derportivos, The Gunners e kanë bërë tani prioritet transferimin e mesfushorit që ka treguar formë të lartrë në këtë edicion, para se të ndërpritej futbolli nga coronavirusi.

Arsenali thueht se është i gatshëm që të paguajë 50 milionë euro për transferimin e 26-vjeçarit, mirëpo Rojiblancos kërkojnë mbi 60 milionë.

Partey pëlqehet shumë nga Mikel Arteta që dëshiron të përforcojë skuadrën në këtë afat kalimtar veror.

Arsenali duket se në edicionin e ri nuk do të jetë pjesë e garave evropiane, shkaku që gjendet në pozitën e nëntë.

Në anën tjetër, Partey ka bërë 35 paraqitje në këtë edicion për Atleticon, duke shënuar tri gola. /Telegrafi/

Exit mobile version