Arsenali nuk i ka arritur pritshmëritë këtë edicion dhe pritet të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.
Megjithatë Topçinjtë janë duke synuar ta ndërtojnë një skuadër të fuqishme për vitin tjetër, një skuadër që do të konkurojë për pozitat e para në Ligën Premier.
Objektivi kryesor i Arsenalit për repartin e mesfushës është francezi Christopher Nkunku që po kalon formë fantastike me RB Leipzig.
Sky Sports ka raportuar se Arsenali tanimë ka nisur bisedimet me Leipzig dhe agjentët e lojtarit për transferimin e tij në Londër.
Për të arritur deri tek Nkunku, londinezët duhet të shpenzojnë mbi 35 milionë euro.
23-vjeçari që dy vite është pjesë e Leipzig ku iu bashkua nga Paris Saint Germain për 13 milionë euro.
Francezi këtë edicion në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/