Telegrafi

Arsenali duhet të nxitojë nëse duan ta thyejnë klauzolën e Bruno Guimaraes

Arsenali është i etur të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes në afatin kalimtar të verës.

Në fakt, klauzola e lirimit prej 100 milion funteve e brazilianit e cila është vendosur në kontratën e tij do të mbetet në fuqi deri në fund të qershorit 2024.

Data e fundit përfundimtare për aktivizimin e klauzolës së lirimit nga Arsenali ose ndonjë klub tjetër është 30 qershori.

Megjithatë, kjo klauzolë skadon pas kësaj date që do të thotë se mesfushori brazilian mund të bëhet i padisponueshëm nëse ndonjë ekip do të nënshkruajë me të.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, së fundmi konfirmoi ekzistencën e kësaj klauzole dhe pranoi se ata nuk e kontrollojnë të ardhmen e tij.

Interesante, 100 milionë funte mund të paguhen në të vërtetë për një periudhë prej pesë vjetësh dhe jo me një këst gjë që e bën marrëveshjen më të arritshme.

Arsenali përballet me konkurrencë të madhe nga Man City dhe PSG, të cilët të dy janë me të vërtetë të interesuar për nënshkrimin e yllit të Newcastle.

26-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ‘Laraskave’ këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 32 ndeshje në Ligën Premier. /Telegrafi/